English

Ekon - Rehn: Banka Qendrore Evropiane Do Të Marrë Masa Të Rëndësishme Për Mbrojtjen E Zonës Euro

BRUKSEL, 10 maj /ATSH-AFP/ - Banka Qendrore Evropiane vendosi të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur zonën euro dhe monedhën e përbashkët përballë sulmeve spekulative kundër tregjeve, njoftoi sot komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn. "Këto janë masa shumë të rëndësishme që Banka Qendrore Evropiane ka vendosur të marrë'', theksoi Rehn. I pyetur për natyrën e kësaj ndërhyrjeje, ai la të kuptohet se Banka Qendrore Evropiane do të blejë aksione nga shtete të tjera që do të thotë do të marrë hua nga qeveritë e zonës euro./ /ec/
KOMENTE