Ekon - Zvicër - Strauss-Kahn: Plani Ndihmës Evropian Është Një Hap I Madh Përpara
BALE (Zvicër), 10 maj /ATSH-AFP/ - Fondi prej qindra miliardë eurosh miratuar dje nga vendet e Bashkimit Evropian është një hap i madh përpara, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn.
"Ne duhet të presim akoma, por mendoj se e gjitha kjo është shumë inkurajuese. Ajo që u bë dje nga evropianët është realisht një hap i madh përpara'', theksoi ai.
"Masat më të rëndësishme u morën nga të dy palët, nga ana e Bashkimit Evropian si dhe nga Banka Qendrore Evropiane'', shtoi Strauss-Kahn duke nënvizuar se FMN-ja është e kënaqur që jep kontributin e saj për shpëtimin e zonës euro./
/ec/