English

Ekonomi - Ocde: Zyrtarizohet Pranimi I Izraelit, Estonisë Dhe Sllovenisë

PARIS, 10 maj /ATSH-AFP/ - Anëtarësimi i Izraeli, Estonisë dhe Sllovenisë në Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, OCDE, ku marrin pjesë 31 vendet më të zhvilluara të globit, hyri në fuqi zyrtarisht sot në mëngjes, njoftojnë burime diplomatike. "Anëtarësimi i këtyre tre vendeve, që kishin filluar bisedimet në vitin 2007, u bë zyrtarisht i vlefshëm sot në mëngjes në këshillin e ambsadorëve të OCDE-së", ku marrin pjesë përfaqësuesit e 31 vendeve anëtare, vazhdoi i njëjti burim. "Ceremonia zyrtare e pranimit do të zhvillohet më 27 maj në Paris, në prani të kryeministrit francez François Fillon dhe të përfaqësuesve të tre vendeve në fjalë", shtoi ai. Një zëdhënëse e OCDE-së, e pyetur nga AFP-ja, nuk e konfirmoi këtë informacion, por bëri të ditur se një konferencë shtypi do të zhvillohet në selinë e organizatës në Paris sot në orën 14:30 (12:30 GMT). Disa organizata propalestineze janë ngritur kundër një pranimi të mundshëm të Izraelit, duke theksuar se politika e këtij vendi ndaj palestinezëve është në kundërshtim me parimet e OCDE-së. OCDE-ja, e themeluar në vitin 1961, dhe që numëron 31 vende anëtare, përfshin qeveritë që janë bashkuar me parimet e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut", thuhet në faqen e saj të internetit. /I.Pu.
KOMENTE