Elbasan: Stadiumi Së Shpejti Me Standardet E Uefa-S
ELBASAN, 10 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Brenda muajit maj parashikohet që stadiumi i Elbasanit të jetë i gatshëm për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare të rëndësishme, sipas standardeve të përcaktuara nga UEFA.
Me investimin prej 1 milionë dollarë që po bëhet në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" për instalimin e një impianti elektrik dhe rikonstruksionin e tribunës, së shpejti ai do të mundësojë realizimin e garave sportive edhe në orët e mbrëmjes.
"Nga ky fond, 54 milionë lekë janë përdorur vetëm për instalimin e impiantit elektrik, ndërsa pjesa tjetër për rikonstruksionin e tribunës së stadiumit," tha shefi teknik i stadiumit, Artin Kovaçi.
Fonedet e investimit jepen nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia e Elbasanit. Punimet kanë filluar në nëntor të 2009./ch/