English

Fushatë sensibilizuese në shkolla: Nxënës, droga e duhani ju shkatërrojnë!

Tiranë, 10 maj, NOA - Rreziqet që vijnë nga përdorimi i drogës dhe substancave të tjera të rrezikshme, është në qendër të një programi sensibilizues për edukimin e nxënësve, i ndërmarrë nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore.

Konkretisht, bëhet me dijeni se temat e përfshira në këtë program kanë të bëjnë me luftën kundër duhanit, alkoolit, marijuanës etj dhe do të zhvillohet me klasat e 5-ta dhe të 6-ta të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit.

Për implementimin e këtij programi, aktualisht janë ngritur dhe funksionojnë 10 grupe instruktorësh me përfaqësues nga stafi pedagogjik arsimor dhe punonjës të policisë së Tiranës.

Zhvillimi i temave sot është kryer në shkollat 9 - vjeçare “Vasil Shanto” dhe “Kongresi i Manastirit”, ndërsa nesër ky proces do të vijojë në shkollat “Ramazan Jarani”, “Bajram Curri” dhe “Skënder Çaçi”.

Ky program është projektuar të jetë afatgjatë dhe do të përfshihet në kurrikulat e planit mësimor të shkollave 9-vjeçare të Tiranës, për vitin akademik 2010-2011.

n.e/NOA

KOMENTE