English

Gjendet i varur një 35-vjeçar, vuante nga sëmundje nervore

Korçë, 10 maj, NOA – Një djalë 35-vjeçar është gjendur i vetëvarur në mjediset e shtëpisë së tij në qytetin e Korçës nga familjarët e tij.

Lajmi është bërë me dijeni nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave, i vetëvaruri mban inicialet P.D. dhe nga hetimet e para rezulton se ai vuan nga sëmundje nervore, çka mund të jenë edhe arsyet se përse ai ndërmori aktin e vetëvrasjes.

Grupi hetimor nga ana e tij, po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore proceduriale për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE