English

Greqi - ''Ethnos'': Papandreu Sheh Mundësinë E Ndryshimeve Në Qeveri

ATHINË, 10 maj /ATSH-MIA/ - Kryeministri grek, Jorgos Papandreu po shqyrton mundësinë për ndryshime në kabinetin e tij, shkruan botimi elektronik i gazetës athinjote "Ethnos". ''Ndryshimet mund të priten në qershor dhe ato me siguri do të jenë kozmetike, edhe pse ekziston mundësia të jenë drastike, për shkak se Papandreu i është nënshtruar presionit të ministrave dhe deputetëve të PASOK-ut rreth realizimit të planit qeveritar për kursim të rreptë'', shkruan gazeta greke. ''Ministrat dhe deputetët nuk e kanë miratuar ekipin ekonomik të kabinetit dhe veçanërisht këtë gjë e kanë kundërshtuar ministri i Financave, Jorgos Papakonstantinu dhe ministrja e Ekonomisë, Luka Kaceli'', shkruan gazeta. Sondazhet tregojnë se shkalla e mbështetjes për Papandreun, edhe pse vendi është prekur nga kriza, është e lartë./ a.jor.
KOMENTE