English

Greva, shkon në 18 numri i protestuesve që shtrohen në spital

Tiranë, 10 maj, NOA – Rëndohet edhe më tepër gjendja e grevistëve që janë futur në grevë urie në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pak minuta më parë ka lënë grevën e urisë dhe protestuesi i 18. Ai quhet Bujar Neziri dhe është 25 vjeç. Sipas mjekëve u detyrua të largohet në spital si pasojë e komplikacioneve të rënda.

Ndërkohë që më parë u largua nga greva dhe Lekë Njemza, nga Tirana, 37 vjeç.

Në këtë mënyrë numri i grevistëve që janë larguar nga greva e urisë që prej fillimit të saj ka arritur mesditën e sotme në 18. Orët e para të mëngjesit është dërguar për në spital dhe Saimir Gura nga qyteti i Shkodrës.

m.xh/NOA

KOMENTE