Hysi: Grevistët Të Vendosur Per Transparencën E Zgjedhjeve
TIRANË, 10 Maj /ATSH-Mira Shkurta/. - Deputetja socialiste Vasilika Hysi u shpreh sot për mediat se "pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, grevistët nuk pranojnë të ndërpresin protestën dhe janë të vendosur për t'i shkuar deri në fund realizimit të kërkesës për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit".
"Pavarësisht gjendjes së rënduar të grevistëve, ata nuk pranojnë të lenë grevën. Edhe grevistët, që momentalisht janë të shtruar në spital, kanë shprehur dëshirën për të vazhduar grevën", bëri të ditur deputetja Hysi.
Greva e urisë e 22 deputetëve të Partisë Socialiste dhe 180 mbështetësve të saj me kërkesën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, vazhdon që prej mbrëmjes së 30 prillit në disa çadra të ngritura në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para selisë së Kryeministrisë./s.s./