English

Instituti I Të Përndjekurve, Tashmë Në Varësi Të Ministrit Të Drejtësisë

- Komisioni parlamentar i Ligjeve miraton ndryshimet në ligj - TIRANË, 10 Maj/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot disa ndryshime në ligjin "Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve", që synojnë ndryshimin e varësisë së këtij institucioni nga Këshilli i Ministrave, tek ministri i Drejtësisë. Sipas relacionit shoqërues të p/ligjit, funksionimi i Institutit pranë ministrit të Drejtësisë do të ndikonte në një bashkërendim më të mirë të punës të tij, në kuadër të integrimit të ish-të përndjekurve politikë në shoqëri, pasi në varësi të ministrit të Drejtësisë funksionon dhe sektori i trajtimit të kërkesave për dëmshpërblimin e kësaj kategorie. Amendimet e p/ligjit parashikojnë që struktura dhe rregullorja e Institutit të Integrimit të të Përndjekurve të miratohen nga ministri i Drejtësisë, i cili emëron dhe shkarkon edhe drejtorin e këtij Instituti, ndërsa buxheti duke filluar nga viti 2011, do të parashikohet si zë i veçantë brenda ministrisë së Drejtësisë./a.s//n.m/
KOMENTE