English

Irak - Arrin Në 102 Numri I Të Vdekurve Nga Një Valë Atentatesh Kamikaze

BAGDAD, 10 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 102 persona u vranë nga një valë atentatesh kamikaze në Irak, dita më e përgjakshme që prej fillimit të vitit, theksuan burimet spitalore dhe shërbimet e sigurisë. Atentatet më të përgjakshme goditën Hillan, 95 kilometra nga Bagdadi. Dy vetura të mbushura me eksploziv dhe të parkuara në një uzinë tekstilesh shpërthyen në kohën e daljes së punonjësve. Kur mbërriti policia dhe ambulancat në vendngjarje ndoshi dhe shpërthimi i tretë. Të paktën 50 persona u vranë dhe 155 të tjerë u plagosën, sipas një bilanci të njoftuar nga mjeku Ihab Dhabhawi. Në orët e para të mbrëmjes, 20 persona u vranë dhe 73 të tjerë u plagosën nga tre sulme kamikaze më në jug të vendit, në Basra, sipas një burimi policor. / /ec/ a.jor.
KOMENTE