English

Irak - Nëntë Të Vdekur Nga Një Valë Sulmesh Kundër Forcave Të Sigurisë

BAGDAD, 10 maj /ATSH-AFP/ - Nëntë persona, shumica policë dhe ushtarë, u vranë sot në një sërë sulmesh me automatik dhe me bombë kundër pikave të kontrollit të ushtrisë dhe policisë në Bagdad, njoftoi një burim në Ministrinë e Brendshme. "Sulmet filluan në orën 06:30 (03:30 GMT) dhe zgjatën deri rreth orës 08:00 (05:00 GMT)", i bëri të ditur ky burim për AFP-në. Njëzetë e katër persona, shumica anëtarë të forcave të sigurisë, u plagosën gjatë sulmeve. Rebelët sulmuan me automatik gjashtë pika kontrolli të policisë dhe ushtrisë në lindje dhe perëndim të kryeqytetit, duke vrarë shtatë persona. Tre sulme të tjera me bombë në jug dhe perëndim të Bagdadit shkaktuan vdekjen e dy policëve, vazhduan burimet. /I.Pu.
KOMENTE