English

Ish-pronarët: Të respektohet e drejta e pronës

Tiranë, 10 maj, NOA – “Që Shqipëria të mos shkatërrohet, duhet që në mënyrë urgjente të ngrihet zëri respektohet e drejta e pronës siç përcakton Kushtetuta dhe të vendoset drejtësia”, është shprehur në një deklaratë për mediat, Rrapo Danushi, kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”.

Sipas tij, njerëzit e mençur e dinë mirë se nuk mund të ketë demokraci një shtet që nuk respektohet e drejta e pronës së trashëguar dhe se ai shtet shkatërrohet në shumë drejtime.

“I drejtohemi edhe një herë vëmendjes së ambasadorit të BE, OSBE, SHBA dhe gjithë ambasadorëve të akredituar në Shqipëri që t’u shpjegojnë, po dhe të verifikojnë politikanët tanë të djathtë e të majtë, që të kenë preokupimin kryesor të punës së tyre që të korrigjohen veprimet që pas vitit 1991 bien ndesh me nenin 181 të Kushtetutës dhe me kërkesën e përcaktuar në nenin 191 të dokumentit ne 11115 dt 20.12.2006 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”, pohon Danushi.

Në fund, deklarata shton se “ligjet e deritashme të periudhës së pluralizmit, bënë të mundur pasurimin e disa individëve me pronat që shteti i diktaturës ua kish grabitur pronarëve të ligjshëm, duke i quajtur ato “prona të shtetit”.

n.e/NOA

KOMENTE