English

Islandë - Vullkan - Çeki - Rihapet Plotësisht Hapësira Ajrore

PRAGË, 10 maj /ATSH-AFP/ - Hapësira ajrore e Republikës Çeke, pjesërisht e mbyllur dje në mbrëmje nga reja e hirit vullkanik që vjen nga Islanda, është plotësisht e hapur që prej orës 03:00 GMT, njoftojnë burime pranë autoritetit çek të lundrimit ajror, RLP. "Trafiku ajror është aktualisht i autorizuar pa kufizime", i deklaroi AFP-së zëdhënësi i RLP-së, Richard Klima. "Parashikimet për këtë mëngjes janë të favorshme, aq sa nuk parashikojmë asnjë ndryshim", shtoi ai. Mbyllja e shkurtër e hapësirës ajrore çeke në jug të vendit nuk shkaktoi asnjë anulim fluturimi. /I.Pu.
KOMENTE