Islandë - Vullkan - Kroaci - Rihapet Hapësira Ajrore
ZAGREB, 10 maj /ATSH-AFP/ - Kroacia rihapi sot të gjithë hapësirën e saj ajrore si dhe aeroportet e saj, pas një mbylljeje të pjesshme ditën e djeshme për shkak të një reje tjetër hiri që vjen nga një vullkan në Islandë, njoftuan sot autoritetet kroate.
"Situata ishte e favorshme në orën 07:00 (05:00 GMT). Reja e hirit vullkanik po zhvendoset drejt lindjes. Hapësira ajrore kroate dhe të gjitha aeroportet e vendit janë hapur", bëri të ditur Agjencia kombëtare kroate për qarkullimin ajror, e cituar nga agjencia HINA.
Aeroportet e Splitit dhe Zadarit, në brigjet e Adriatikut, u mbyllën dje në orën14:00 (12:00 GMT).
/I.Pu.