Torino, 10 Maj NOA - Do të jetë pikërisht kjo javë e cila do të vendosë trajnerin e ardhshëm të skuadrës së Juventusit.
Është folur shumë për teknikut e Liverpulit Rafa Benitez, si një ndër kandidatët më të mundshëm por, deklaratat e fundit të spanjollit, ku pohoi se takimi i tij me presidentit e klubit anglez ishte mjaft pozitiv, e largojnë atë nga drejtimi i torinezëve.
Benitez me deklaratat e dhëna ka shprehur qartë se dëshira e tij është që të qëndrojë tek Liverpuli.
Kështu në qoftë se për Benitez bëhet e pamundur ardhja në Torino atëherë kandidatura më e mundshme për bardhë e zinjtë është tekniku aktual i Sampdorias, Gigi Delneri, i cili në deklaratat e tij të fundit ka shprehur gatishmërinë për këtë transferim.
r.b/NOA