English

Kërkon mbrojtjen e shtetit për të mos e rrahur burri

Durrës, 10 maj, NOA – Një 25 vjeçare nga qyteti i Durrësit ka kërkuar ndihmën e policisë për tu mbrojtur nga dhuna që bashkëshorti i saj ushtronte prej kohësh.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet K. G, lindur në Vlorë dhe banuese në Durrës. Pas një dhune sistematike nga burri i saj, ajo ka zgjedhur policinë për tu ankuar duke kërkuar mbrojtjen e uniformave blu.

Në deponimin që ka bërë në polici, 25 vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorti i saj, “ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj duke e keqtrajtuar, kërcënuar e ofenduar sistematikisht”.

Për këtë qëllim policia ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për vajzën 25 vjeçare.

Dhuna në familje duket se është kthyer në një nga problemet më të shpeshta për policinë. Problemet ekonomike dhe sociale duket se janë dhe ato që nxisin më tepër këtë fenomen.

m.xh/NOA

KOMENTE