English

Kongresmenët amerikanë: Të respektohen shqiptarët e Malit të Zi

Uashington, 10 maj, NOA – Departamenti Amerikan i Shtetit duhet që ta shtyjë qeverinë e Podgoricës të marrë hapa konkretë ndaj trajtimit të barabartë të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Një fakt i tillë citohet në një letër që tre anëtarë të Kongresit Amerikan, përkatësisht Sandër Levin, Carl Levin dhe Gary Peters, i kanë nisur qeverisë amerikanë, e cila sipas tyre duhet të marrë parasysh çështjen e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi.

“Sugjerojmë Departamentin e Shtetit dhe ambasadorin amerikan, Moore që qëndrimet e komunitetit shqiptaro-amerikan të merren parasysh në çështjen e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi”, citon më tej deklarata.

Duke shtuar se këta kongresmenë, kërkojmë nga Shtetet e Bashkuara të cilat janë vendbanim i pothuajse mbarë diasporës shqiptare, që të tregojnë se vërtet janë mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve të Malit të Zi, të cilët vazhdojnë diskriminohen në tokat e tyre autoktone.

n.e/NOA

KOMENTE