English

Korçë: Policia Arreston Të Dyshuarin Për Falsifikim Monedhash

KORÇË, 10 maj /ATSH-Behar Fejzulla/ - Policia e Korçës ka arrestuar të hënën një person të dyshuar si falsifikator monedhash. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë të Korçës, Eftjola Kacori, bëri të ditur se "sot, Policia arrestoi shtetasin Redi Shkullaku, 26 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Stropckë, Pogradec për veprën penale "falsifikim i monedhave". Shkullaku u kap në flagrancë nga Policia, duke këmbyer dy kartmonedha të prerjes 100 dollarë amerikanë, që ishin të falsifikuara. Dyshohet se ky person ka hedhur në treg edhe kartmonedha të tjera të fallsifikuara./ch/
KOMENTE