English

Kouchner: Euro Reagoi Ndaj Spekulatorëve

BRUKSEL, 10 maj /ATSH-ANSA/ - Euro u sulmua "dhe reagoi ndaj spekulatorëve", deklaroi sot ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, duke komentuar planin e madh prej 750 miliardë dollarësh që u miratua mbrëmë nga Ecofin. "Ishte një punë e mirë, një punë e fortë", deklaroi Kouchner. Ndërsa pyetjes nëse ky fond do të jetë një mburojë e mjaftueshme për spekulimet, ministri u përgjigj: "do të shohim". /e.v/
KOMENTE