Istog, 10 maj, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka publikuar rezultatet paraprake të procesit zgjedhor të balotazhit për kryetar të komunës së Istogut, i zhvilluar ditën e djeshme.
Sipas këtyre rezultateve, konfirmohet se është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova i cili ka fituar me 76 përqind të votave kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës Shasivar Haxhiaj, i cili mori 24 përqind të votave.
Nga ana e tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në konferencën e katërt për media të kryesuar nga Florian Dushi, e vlerësoi përgjithsisht të rregullt procesin e votimit për
“Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Istog plotësuan të gjitha standardet e duhura”, thuhet në komunikatën përkatëse të këtij institucioni.
Duke shtuar se qendrat e votimeve janë mbyllur në ora 19.00, ndërsa në votime kanë dalë 11.409 votues ose 29 % nga totali i qytetarëve me të drejtë vote.
n.e/NOA