English

Kthehet në modë tymosja në nargjile tek të rinjtë

SHBA, 11 Maj NOA - Tymosja e cigareve me nargjile duket se është gjithnjë e më shumë e pëlqyeshme nga të rinjtë duke u kthyer në një modë për to.

Sipas një studimi të publikuar nga Pediatrics, numri i personave të cilët tymosin vetëm cigare është në rënie ndërsa për sa i përket tymosjes në nargjiletë ai vjen në rritje.

Megjithatë ndryshim ndërmjet tyre siç bëhet e ditur nga studiuesit nuk duket të ketë pasi dëmi është i njëjtë.

Janë rreth 25 % të rinj të cilët tentojnë ta provojnë tymosjen në nargjile he thuhet se kjo përqindje pritet të rritet me kalimin e kohës.

Megjithatë ajo që duhet theksuar është se dhe tymosja në nargjiletë ka dëmet e saj pasi përmbajtja e nikotinës, monoksideve dhe produkteve kancerogjene e bëjnë atë tepër të dëmshme.

r.b/NOA

KOMENTE