English

Kukës: Rrriten Kontrollet Për Pastërtinë E Ujit Të Pijshëm

KUKËS, 10 maj /ATSH.R.Hoxha/ - Në tubacionet e ujit në lagjet Nr. 1 dhe 2 në Kukës drejtoria rajonale e Shëndetit publik po hedh një sasi klori prej 0,5 - 0,8 miligram/litër ujë, pas problemeve të vërejtura me ujin e pijshëm, shkaktuar nga shirat e fundit. "Në këtë periudhë edhe pse nuk ka probleme të ndjeshme, kemi rritur kontrollet dhe kemi trefishuar hedhjen e sasisë së klorit me synim, eliminimin e pasojave të ndotjes së ujit të pijshëm nga reshjet e kohëve të fundit", tha sot për ATSH-në përgjegjësi i sektorit të higjenës në Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik, Neritan Biba. Vemendja është përqëndruar në tubacionet e lagjes nr. 1 dhe 2 ku janë vërejtur probleme. "Për eliminimin e pasojave negative të kësaj periudhe është rritur bashkëpunimi mes strukturave të pushtetit vendor, ndërmarrjes së ujësjellësit e drejtorisë së shëndetit publik, vecanërisht kontrolli bakteriologjik dhe kimik i ujit të pijshëm që u shkon konsumatorëve, ku deri tani janë vërejtur probleme të vogla në lagjen nr. 1 dhe 2", tha Shehu. Kukësi ka aktualisht dy ujësjellësa që mundësojnë furnizimin pjesërisht të mbi 35 mijë konsumatorëve të qytetit dhe 14 fshatrave përreth. Me një fond prej 3,5 milionë euro kanë nisur punimet për një ujësjellës të ri, nga vendburimi i Kolosjanit, që do të mundësojë furnizimin pa ndërprerje të konsumatorëve të rajonit./ch/
KOMENTE