Libi - Procesi I Parë Kundër Trafikantëve Të Qenieve Njerëzore
- Të pandehur rreth 500 persona, ndër të cilët ushtarakë dhe agjentë policie -
TRIPOLI, 10 maj /ATSH-ANSA/ - Në Libi ka nisur procesi i parë kundër atyre që favorizojnë imigracionin klandestin. Në fakt për herë të parë në vend ka nisur një proces tepër i madh që ka si të pandehur rreth 500 persona të cilët akuzohen se kanë "lehtësuar emigracionin ilegal dhe trafikun e qenieve njerëzore në vend".
Lajmin e bëri të ditur e vetmja gazetë vendase joqeveritare, "Oea", që është edhe e vetja që ka marrë kredencialet për të ndjekur seancat gjyqësore.
Një burim vendas deklaroi për agjencinë e lajmeve ANSA se, "ndër 490 të pandehurit ka civile, ushtarakë, agjentë të sigurisë publike dhe anëtarë të marinës ushtarake".
Çështja po ndiqet nga Gjykata për Sigurinë Kombëtare, që sipas burimit, "bëhet fjalë për vepra që kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare". Të akuzuarit janë ndarë në grupe me nga 30 persona, që do të paraqiten në gjykatë ditë për ditë. Sot do të zhvillohet seanca e tretë.
/e.v/