English

Mete: Së Shpejti Në Qeveri Dy Projektet Për Ndërtimin E Hec-It Të Skavicës

S TIRANE, 10 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të dërgojë së shpejti në qeveri dy projekt propozimet për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, deklaroi sot në një konferencë për shtyp, se ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës në verilindje të vendit, pritet të fillojë së shpejti. Sipas tij, grupi i specialistëve që do merret me ndërtimin e hidrocentralit ka përgatitur projektet për këtë HEC, ndërtimi i së cilës, është i një rëndësie të veçantë, pasi do të disiplinojë prurjet në kaskadën e Drinit dhe si rezultat, do të eliminojë përmbytjet në zonën e Shkodrës". Duke vlerësuar ndërtimin e HEC-it të Skavicës si një projekt madhor të qeverisë në sektorin energjetik, ministri Prifti shprehu bindjen se kjo vepër do të kontribojë edhe në përmbushjen e objektivit për të siguruar 24 orë energji elektrike pa ndërpreje për konsumatorët në të gjithë vendin. Për ndërtimin e Skavicës janë hartuar dy variante. "Varianti i parë është ndërtimi i Skavicës së madhe, me liqen të madh që del në Maqedoni dhe e dyta, një projekt me liqen më të vogël, që është brenda kufirit shqiptar", tha Prifti, duke nënvizuar se më i përshtatshëm është varianti i dytë, pasi kërkon më pak kompetenca administrative./s.s./
KOMENTE