Minatorët Kërkojnë Që Tvsh Të Pasqyrojë Realitetin
TIRANË, 10 Maj / ATSH/ - Anëtarë të sindikatës së minatorëve, në një protestë të zhvilluar sot përpara Televizionit Publik Shqiptar, u shprehën kundër mënyrës së trajtimit të lajmeve nga ana e TVSH-së.
Sipas kreut të sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri, "TVSH është televizioni i të gjithë shqiptarëve dhe duhet të pasqyrojë realitetin, duhet të mbrojë interesat e shqiptarëve".
Me pankarta në duar protestuesit kërkuan njohjen e statusit të minatorit si dhe uljen e moshës së pensioneve për minatorët.
Në Korrik 2009 Qeveria miratoi ligjin për moshën e pensionit të minatorëve, sipas të cilit mosha e daljes në pension të kësaj kategorie ulet nga 65 në 60 vjeç dhe vjetërsia në punë ulet nga 35 në 30 vjet./gj.m/s.s./