English

Minatorët protestë para TVSH

Tiranë, 10 maj, NOA – Minatorët kanë zgjedhur sheshin përballë Radio Televizionit Shqiptarë për të protestuar për të drejtat e tyre. Në një miting që ka zgjatur rredh një orë, minatorët kanë kërkuar miratimin e statusit për profesionin e tyre nga ana e qeverisë.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Shyqyri Xibri u shpreh për mediat se minatorët janë një nga shtresat shoqërore që kanë punuar më tepër dhe për këtë duhet të marrin atë që u meriton nga shteti.

Gjatë protestës nuk kanë munguar dhe përplasjet mes policisë dhe minatorëve duke shkaktuar kaos dhe bllokim të trafikut në rrugët e kryeqytetit.

Kreu i sindikatës, Xibri u shpreh se minatorët kërkojnë statusin e tyre, rrogën e 13-të, ligjërim të pensionit dhe të vendosjen e pagës për minimumin jetik 28 mijë lekë.

m.xh/NOA

KOMENTE