Spanjë, 10 Maj NOA – Sipas të përditshmes spanjolle “As”, është bërë e ditur se klubi i Realit të Madridit tashmë ka filluar tratativat me skuadrën e Interit, për të siguruar shërbimet e teknikut portugez Jose Murinjo.
Qëllimi i spanjollëve është për ta sjellë atë sa më shpejt në Madrid dhe këtë lajm e ka pohuar vetë presidenti i skuadrës Florentino Perez.
Ajo që ka habitur të gjithë është se pritet që kontrata e Murinjos me klubin e Realit, të nënshkruhet para luajtjes së finales të Ligës së Kampionëve ku Interi do të përballet me Bajernin.
Me sa duket largimi i Murinjos nga skuadra e zikaltërve të Interit, po afron gjithnjë e më shumë dhe destinacioni i portugezit duket të jetë pikërisht Madridi.
r.b/NOA