English

Namik Dokle, kundër artistëve që firmosën peticionin anti-grevë

Tiranë, 10 maj, NOA – Gjatë fjalës së mbajtur në protestën e sotme të opozitës, deputeti socialist Namik Dokle ka përmendur disa emra artistësh të njohur, të cilët firmosën një peticion kundër grevës së urisë.

Duke iu drejtuar atyre personalisht, me zë të lartë në miting, Dokle ka pohuar se i nderon ata për atë çka kanë sjellë dhe përfaqësuar në artin shqiptar, porse ata duhet të dinë sipas tij, se greva e socialistëve është e drejtë dhe jo siç thuhet në peticionin e tyre se “pengon integrimin evropian”.

“Miku im Mirush Kabashi, e kam dëgjuar shumë herë Sokratin tënd. Dhe ne jemi këtu në shesh, për të mbrojtur të drejtat”, apeloi Dokle.

Ndërkaq, ai iu drejtua publikisht edhe emrave të njohur të artit që firmosën atë peticion si Irini Qirjako, Dhimitër Orgocka, Margarita Xhepa etj.

n.e/NOA

KOMENTE