Tiranë, 10 Maj 2010 NOA - Gjendja shëndetësore e deputetit socialist Besnik Baraj është rënduar mjaft duke bërë që mjekët që shërbejnë brenda çadrës së grevës të vendosin ta dërgojnë atë drejt Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Burime zyrtare nga komisioni i grevës së urisë të PS, i thanë agjencisë NOA, se deputeti Besnik Baraj pati probleme me tensionin, ndaj ai po merr një ndihmë më te specializuar në spital.
Burimet zyrtare nuk përcaktuan se në cilin spital është dërguar z.Baraj.
Sakaq, më herët mesditën e sotme, në 12:12 një tjetër grevist përfundoi në spital. Ilirjan Meziri 25 vjeç, nga Burreli, u dërgua me urgjencë për kujdes te bluzat e bardha për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
r.n/NOA