Tiranë, 10 maj, NOA – Vazhdimi i grevës së urisë ka sjellë dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore të grevistëve që janë ngujuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një tjetër grevist është transportuar pak minuta më parë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Sipas Zyrës së Shtypit të PS, grevisti që ka lënë grevën e urisë është, Lekë Njemza, nga Tirana, 37 vjeç.
Në këtë mënyrë numri i grevistëve që janë larguar nga greva e urisë që prej fillimit të saj ka arritur mesditën e sotme në 17.
Edhe gjatë natës së sotme nuk kanë munguar problemet dhe shqetësimet serioze për grevistët e tjerë. Në mesnatë është dërguar për në spital, Saimir Gura nga qyteti i Shkodrës.
Vetëm sot, në ditën e dhjetë të grevës, ka shkuar në dy numri i grevistëve që janë çuar në spital.
m.xh/NOA