English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 10 Maj/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme Gazeta Shqiptare ELSA LILA NË GREVË URIE, BERISHA: DILNI NGA KAFAZI Kryeministri mohon krizën: Do të rrisim pagat e pensionet më 1 korrik. Opozita: Më 14 maj do të mblidhemi më shumë se në 30 prill. Olta Xhaçka rrëfen 9 ditët pa ushqim. Shkrimtari Amik Kasoruho i përgjigjet Ramës: S'jemi daullexhinjtë e kryeministrit. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Të pastrehët, kriteret për të fituar 1 mijë kredi të zbutura nga Bashkia Vendimi/ Prostitucioni, gjykata: 16 vjet burg për atë e bir. Muntaz Dhrami/ Skulptori: Si u përgatit masaka e vdekjes e Enver Hoxhës. Gazeta "Koha Jonë" EDIN S'E LË MAMI TË HYJË NË GREVË URIE Kreu i Partisë Socialiste u pengua nga nëna e tij Aneta Rama e cila dje ndiqte protestën nga Kullat Binjake, që të futej në grevën e urisë, me apelin: Ti nuk e meriton të futesh në ngujim që të vdesësh për Sali Berishën. Deputetët e militantët e opozitës prisnin dje që Rama t'u bashkohej në ngujim, por në çastet e fundit, ai u këmbye me Elsa Lilën. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Deputeti i PD/Alibeaj: Rinisja e bojkotit, vetëvrasje politke e PS. Personalitetet/ Intelektualët, tjetër thirrje, PS-së që të ndalë ngujimin. Iniciativa/ Shqipëria, rezolutë për liberalizimin e vizave. Gazeta "Shqip" DY DITË NEGOCIATA, NUK KA ENDE TRYEZË Presidenti Topi publikon axhendën zyrtare: Sot, asnjë takim që lidhet me krizën. Telefonata me kreun e shtetit nuk i ndryshon planet e Edi Ramës: Nuk kemi frikë. Protestë tjetër e madhe të premten. Berisha dilni nga kafazi Titujt të tjerë të kësaj gazete: Alibeaj: "Sfida jonë të bindim Ramën të respetojë Kushtetutën". Reja vullkanike, probleme edhe në Rinas. Kartat e reja të identitetit, viti llogaritet me 58 muaj. Gazeta "Panorama" KËNGËTARJA/ ELSA LILA, NGA ITALIA HYN NË GREVËN E URISË Reportazh, 24 orë me grevistët/ Këngëtarja e njohur Elsa Lila iu bashkua dje grevës së urisë së 200 deputetëve dhe mbështetësve të PS, Duke folur në protestën e organizuar dje nga opozita me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës, këngëtarja shpalli vendimin e saj për të hyrë në çadrën e grevës së urisë. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Aluizni nis proçedurat/ Fshatrat turistikë, sa do paguhet për tokën në bregdet. Antimafia/ Bllokohen 2 mlionë euro pronë e 2 biznesmenëve. Ministria e Arsimit/ Mësuesit e gjimnazeve, me mastera 2-vjeçarë. Gazeta "Shekulli" GREVA, TELEFONATA E TOPIT ME RAMËN Presidenti, bisedë telefonike me kreun e PS: Të hapim materialet zgjedhore. Rëndohet gjendja e grevistëve, dje, dy të tjerë në spital. Grpi i PS: Më 14 maj, protestë si në 30 prill. Çdo ditë protesta lokale. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Pensionet, kushtet për aplikuesit e rinj. Elsa Lila: Pse hyra në grevën e urisë. Prokuroria bllokon 2.6 milionë euro. Gazeta "Integrimi" ROMANO PRODI: SHQIPTARËT MERITOJNË HEQJEN E VIZAVE Ish-kryeministri italian flet gjithashtu për proçeset integruese. "Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Luan Rama: Për LSI-në, dialogu dhefryma e bashkëpunimit janë dëshmi e sjelljes evropiane. Konfindustria: "Pro ligjit për investime e huaja, i njëjti trajtim dhe biznesit vendas. /gj.m/
KOMENTE