English

Pd: Rama Të Nxjerrë Gratë Nga Greva Dhe Të Hyjë Vetë Në Të

TIRANË, 10 Maj/ATSH/.- Partia Demokratike i kërkoi sërish sot kryetarit të PS-së, Edi Rama, t'i nxjerrë gratë nga greva e urisë ku ndodhen prej 10 ditësh. "Z. Rama, për të disatën herë, ne nënat deputete të Kuvendit ju drejtohemi përsëri që t'i nxirrni nga ngujimi koleget tona, nënat me fëmijë", thuhej në një deklaratë të deputetes së PD-së, Arenca Trashani. "Asnjë burrë në botë nuk ka bërë atë që t'i po ju bën grave. Kushtet jodinjitoze ku i ke lëshuar gratë janë akuzë vetëm për ty. Drama e fëmijëve të nënave të ngujuara nga ju është akuzë vetëm për ty dhe është e pariparueshme. Moslejimi i mjekëve për t'ju shërbyer nënave është makabre. Nxirr gratë e hyrë vetë", thuhet në deklaratën e sotme të deputetes Trashani. /a.s/s.s./
KOMENTE