Fier, 11 Maj NOA – Drejtoria e Policisë së Fierit, para pak minutash doli me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së hënë, ku rreth 102 persona përfunduan nën përkujdesje mjekësore të helmuar.
Policia tha se sinjalet e para i erdhën në orën 20.00 nga spitali i Mallakastrës, në Sallën e Drejtim Komandimit ne Komisariatin e Policise Mallakastër.
“Ne jemi njoftuar se ne ambientet e ketij spitali brenda nje kohe te shkurtër kane mbërritur me shenja helmimi rreth 100 shtetas banore te qytetit te Ballshit”, - thanë burimet zyrtare policore në një prononcim për agjencinë NOA.
Lexoni më shumë
Me marrjen e ketij njoftimi nga Drejtoria e Policise Qarkut ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u formuan 2 grupe hetimore dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se ne spitalin e qytetit te Ballshit.
Në një afat te shkurter kohor kane shkuar rreth 102 persona dyshohet me shenja helmimi nga keta 40 jane aktualisht te shtruar ne ambientet e ketij spitali dhe 15 persona ndodhen te shtruar ne Spitalin Rajonal te rrethit te Fierit.
Konfirmohet se ndër 15 të shtruarit në Fier, gjashtë prej tyre raste gjenden në repartin e Infektivit dhe 9 raste në pranim-urgjence.
Sakaq, kanë mbërritur në spitalin e Fierit dhe disa persona të tjerë por ata janë larguar pasi kanë marrë mjekimin e nevojshem.
“Nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut jane marre te gjitha masat e nevojshme per te siguruar lehtësi ne lëvizjen e urgjencave te mundshme ne qytetin e Ballshit dhe ne aksin rrugor Ballsh-Fier”, - i thanë agjencisë NOA, burimet zyrtare policore.
Ndërkohë, në vijim te kesaj situate e cila ndiqet nga nje ekip i Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mjekesise Ligjore eshte bashkerenduar puna me shërbimet e spitalit Rajonal te Fierit per vënien ne sherbim te plote per pritjen dhe dhenien e ndihmës mjekësore te te sëmurëve.
Lidhur me këtë ngjarje, bëhet e ditur se nga strukturat e Drejtorise Policise Qarkut Fier po vazhdon puna per zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te helmimit të të paktën 102 personave.
e.b/r.n/NOA
Lexoni më shumë