English

Prifti: Task Forcë Për Disiplimin E Veprimtarisë Minerare Në Burrel

-Deklaron në një konferencë për shtyp, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti- TIRANE, 10 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Drita Prifti, bëri publike sot vendimin më të fundit të dikasterit që ai drejtorn për ngritjen e një Task Force, me qëllim disiplinimin e veprimtarisë në sektorin minerar në zonën e Bulqizës, në verilindje të Shqipërisë. Sipas tij, në këtë sektor janë konstatuar veprimtari të rrezikshme dhe të paligjshme. Grupi i Task-Forcës që do të ngrihet nga katër ministritë e linjës, Ministrinë e Ekonomisë, të Brendshme, të Punës dhe Finanacve do të përfshijë dhe përfaqësues nga drejtoria tatimore, inspektoriati i punës, drejtoria e policisë etj. Task Forcë do të funksionojë nën drejtimin e prefektit të qarkut të Dibrës. /f.n/
KOMENTE