English

Rama:Do Të Rezistojmë Për T'I Dhënë Shqipërisë Standardet Që Meriton

TIRANË, 10 Maj/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, tha sot se "ne do të rezistojmë duke duruar çdo dhimbje, çdo fyerje e shpifje ngado që ajo të vijë për t'i dhënë Shqipërisë standardet që meriton". "Ne do të rezistojmë duke duruar çdo dhimbje e shpifje ngado që ajo të vijë me urdhërin dhe shtysën e pushtetit, për t'i dhënë Shqipërisë standardet që meriton dhe për t'i garantuar vendit kushtet e një lirie që funksionon për të gjithë", u shpreh sot kryetari socialist, pas vizitës tek grevistët e shtruar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Greva e urisë e 21 deputetëve të PS-së dhe 180 mbështetësve të tyre, që kërkojnë transparencën e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive të votimit, hyri sot në ditën e dhjetë të saj. Gjatë mesditës së sotme, deputeti Besnik Bare u transportua drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ndërkohë që ka arritur në 19 numri i grevistëve që kanë përfunduar në spital për trajtim mjekësor të specializuar. /a.s/s.s./
KOMENTE