Reja Vullkanike - Rihapet Plotësisht Aeroporti I Lisbonës
LISBONË, 10 maj /ATSH-ANSA/ - Aeroporti i Lisbonës, që u mbyll mbrëmjen e djeshme për shkak të resë vullkanike islandeze, u rihap sot plotësisht, 24 orë nga mbërritja e papa Benediktit XVI më kryeqytetin portugez.
Edhe aeroporti i Portos, në veri të vendit, u rihap plotësisht, njoftoi enti portugez për trafikun ajror Nav, ndërsa mbeten të mbyllur deri në mbrëmje aeroportet e Azzorre dhe Madera.
Sipas Institutit kombëtar të meteorologjisë, cituar nga agjencia Lusa, reja duhet të s'postohet sot drejt jugut të vendit.
Papa Benedikti XVI duhet të mbërrijë në Lisbonë nesër në orën 11:00 (me orën lokale). Papa ka në program një vizitë katër ditore në Portugali.
/e.v/