Rusi - Arrin Në 30 Numri I Të Vdekurve Nga Shpërthimi I Gazit Në Një Minierë
MOSKË, 10 maj /ATSH-AFP/ - Bilanci nga një shpërthim i dyfishtë gazi në një minierë në Siberi arriti në 30 të vdekur, deklaroi sot ministri rus për Situatat Urgjente, Serguei Choigu, cituar nga agjencia e lajmeve Ria-Novosti.
"Sipas bilancit të fundit, të paktën 30 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë që rezultojnë të zhdukur kanë mbetur në minierë. Ne po vazhdojmë kërkimet'', deklaroi Choigu, i cili ndodhet në vendin e aksidentit.
''Operacionet e shpëtimit kanë rifilluar punën dhe sistemet e ventilimit të dëmtuara nga shpërthimi janë riparuar'', shtoi ai .
Shpërthimi i parë i gazit në këtë minierë që ndodhet në rajonin e Kemerovos ndodhi të shtunën në orën 16:54 GMT./
/ec/