English

Rusi-Siri - Medvedev Në Damask Për Bisedime Me Assad

MOSKË, 10 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev, niset sot për në Damask ku do të takohet me presidentin Bashar Assad, në vizitën e parë zyrtare në Siri të një kreu shteti të Rusisë post-komuniste. Në qendër të bisedimeve do të jenë bashkëpunimi teknik dhe ushtarak, situata ndërkombëtare dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve. Ndryshe nga presidenti rus, Assad e ka vizituar Rusinë tre herë, në janar 2005, dhjetor 2006 dhe gusht 2008. Medvedev do të mbërrijë në mbrëmje i shoqëruar nga bashkëshortja Svetlana. Bisedimet me homologun sirian, që do të nisin sot, do të vazhdojnë edhe më datë 11 dhe 12, më pas çifti presidencial rus do të vizitojë Turqinë, ku do të zhvillohen bisedime për mundësinë e uljes së çmimeve të gazit. /e.v/
KOMENTE