Beograd, 10 Maj, NOA – Serbia dhe Rusia kanë rikonfirmuar gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy qeverive. Angazhimi për një aleancë ushtarake është pëmendur edhe nga dy Presidentët e vendeve respektive, Boris Tadiç dhe Dimitri Medvedev.
Tadiç morri pjesë në ceremonitë e zhvilluara dje në Moskë me rastin e 65 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku u takua me homologun e tij rus, Dimitri Medvedev dhe pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin Vladimir Putin.
“Përshtypja e parë ishte se ne të gjithë dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha sektorët, dhe jo vetëm në atë ekonomik e politik, por dhe në fushën e sigurisë”, tha Tadiç. Në këtë frymë shtoi ai ishte dhe takimi me ministrin rus të Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov.
Nga ana tjetër Serbia ka kërkuar vitet e fundit që të bëhet pejsë e Aleancës së Atlantikut Verior.
m.xh/NOA/RFE