Shba - Presidenti Obama Emëron Një Grua Në Krye Të Gjykatës Së Lartë
UASHINGTON, 10 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, emëroi në krye të Gjykatës së Lartë Elan Kagan, lindur në Nju Jork nga prindër hebrenj. Kagan, 50 vjeç, konsiderohet një demokrate e moderuar. Ajo është diplomuar në Princeton (i njëjti Universitet i Michelle Obama) dhe më pas në Harvard (ku është diplomuar vetë Barak).
Aktualisht nga nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë, tre janë gra. Më parë presidenti kishte emëruar Sonya Sotomayor, gjykatësja e parë latine në Gjykatën e Lartë amerikane.
/e.v/