Shkodër: Ish Të Përndjekurit Reagojnë Ndaj Grevës Së Urisë
SHKODËR, 10 Maj/ATSH-G. Marku/- Shoqata e ish të përndjekurve politikë të Shkodrës dënuan sot grevën e urisë së Partisë Socialiste që zhvillohet prej dhjetë ditësh në Tiranë.
Gjatë një konference për shtyp, kreu i shoqatës, Zenel Drangu tha se "këto greva dhe protesta po përpiqen të dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë duke i rikthyer edhe një herë aktet e dhunës dhe vandalizmit të kryera gjatë diktaturës komuniste".
Drangu dhe ish të persektuar të tjerë pjesëtarë të shoqatës të të përndjekurve politikë dega Shkodër, i kanë kërkuar kreut të socialistëve shqiptarë që të ndërpresë grevën e urisë, sepse në këtë mënyrë po dëmtohet rëndë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian./ch/