English

Simons: Mali I Zi Shteti I Ardhshëm Anëtar I Nato-S

PODGORICË, 10 maj /ATSH-MIA/ - Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe partneritetit, Robert Simons vlerësoi sot se Mali i Zi do ishte shteti i parë i ardhshëm që do të anëtarësohej në Aleancën e Atlantikut Verior. ''Mali i Zi është lider në procesin e integrimit euroatlantik në rajon dhe do të jetë anëtari i parë i ardhsëhm që do të hyjë në Aleancë. Për shkak se Maqedonia ka probleme me emrin dhe për momentin mbetet jashtë NATO-s, Mali i Zi mund t'i çojë edhe fqinjët e vet në këtë rrugë", deklaroi Simons për gazetën "Pobjeda". Ai shtoi se është "shumë me rëndësi që Mali i Zi të vazhdojë me reformat''. Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s theksoi se Aleanca, në dallim nga Bashkimi Ebropian, nuk është e lodhur nga zgjerimi. "Me rëndësi është që të gjitha shtetet ballkanike të bëhen sa më shpejt anëtare të NATO-s dhe BE-së që të shmangen tensionet në të ardhmen", shtoi Simons./ a.jor.
KOMENTE