English

Sport-Futboll/ "Libri I Artë" I Kupës Së Shqipërisë

- Skuadra e Partizanit mban rekordin absolut me 15 trofe. Tirana dhe Dinamo, dy skuadrat e tjera të kryeqytetit, e kanë fituar kupën secila nga 13 herë - TIRANË, 10 Maj / ATSH- Gjergji Mima/ - Fitorja e mbrëmshme e Besës në Kupën e Shqipërisë është e dyta në historinë e klubit kavajas. Të parën e ka fituar në vitin 2007. Ndërkohë Partizani vazhdon të mbretërojë në Kupën e Shqipërisë. Skuadra e kuqe mban rekordin absolut me 15 trofe. Tirana dhe Dinamo, dy skuadrat e tjera të kryeqytetit, e kanë fituar secila nga 13 herë. Vllaznia, që humbi këtë edicion ndaj Besës, është skuadra e katërt me më shumë trofe: 6 të tilla, duke qenë edhe skuadra më e mirë nga rrethet. Emrin në librin e artë të Kupës e kanë shkruar edhe Teuta (3 herë), Flamurtari (2), Elbasani (2), Besa (2), si dhe Apolonia (1). Flamurtari, së bashku me Partizanin, janë skuadrat që kanë humbur më shumë finale: nga 8-të, të ndjekur nga Tirana dhe Vllaznia, nga 7-të. Besa ka humbur 6-të finale. - Fituesit e Kupave të Shqipërisë Partizani 15 herë Tirana 13 herë Dinamo 13 herë Vllaznia 6 herë Teuta 3 herë Flamurtari 2 herë Elbasani 2 herë Besa 2 herë Apolonia 1 herë /s.s./
KOMENTE