English

Sport- Përfundon "Albania Open", Fiton Serbi Pavlo Marinkoviç

TIRANË, 10 Maj / ATSH- Gjergji Mima/ - Ka përfunduar me fitoren e serbit Pavlo Marinkoviç, edicioni i 11-të i aktivitetit "Albania Open", ku për 3 ditë 130 pilotë nga vende të ndryshme të botës shfaqën aftësitë e tyre në sportin e fluturimit të lirë në malin e Shushicës. Serbi Marinkoviç ka përfunduar garën e tij me 9 centimetra larg pikës zero, duke fituar trofeun"Stardon Cup". Ndërkohë që shteti që ka fituar më tepër çmime ka qenë Bullgaria, pilotët e së cilës u renditën në vendin e dytë dhe të tretë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të zhvilluar mbrëmë në plazhin e Vlorës, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ndërsa fituese për femra u shpall bullgarja Eleni Kostova. Sipas njërit prej organizatorëve të këtij aktiviteti, Alket Islami, "ky aktivitet rezultoi i sukseshëm si për nga mënyra e organizimit edhe për pjesëmarrjen e shumtë të sportistëve nga e gjithë bota. Garat ishin me mjaft rivalitet dhe në fund të gjithë shijuan një spektakël mjaft të bukur". /s.s./
KOMENTE