English

Tiranë- Zjarr Në Fabrikën E Polisterolit, Zjarrfikësit Ndërhyjnë Në Kohë

TIRANË, 10 Maj/ATSH- Mira Shkurta/- Një zjarr i përmasave të mëdha që ra sot pasdite në një fabrikë polisteroli në zonën e Laprakës në Tiranë, u shua nga forcat zjarrfikëse në një operacion që zgjati më pak se 10 minuta. Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfiksave, Dilaver Laçi konfirmoi për ATSH se, "falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dëmet në fabrikë janë minimale". Sipas tij mendohet se shkak i zjarrit është pakujdesia e punonjësve. Fabrika ndodhet pranë doganës në Laprakë, zonë me ndërtesa të tjera pranë. Zjarri ishte i përmasave të mëdha, por veprimi i shpejtë i forcave zjarrfikëse shmangu përhapjen e flakëve në objektet përreth./n.m/
KOMENTE