English

Topi Dekreton Emërimin E Ambasadorëve Në Greqi Dhe Austri

TIRANË, 10 Maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot emërimin e z. Dashnor Dervishi në postin e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë dhe të z. Vili Minarolli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë. Para emërimit në këtë detyrë, z. Dervishi ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Rumani, ndërsa z. Minarolli, të ambasadorit të Shqipërisë në Greqi./a.s//n.m/
KOMENTE