English

Topi: Tryezën Rama-Berisha e rimbledh vetëm nëse ka rezultat

Tiranë, 10 Maj 2010 NOA Lajm dhe foto Update – Ende nuk ka një dialog institucional që ka të bëjë me situatën politike në Shqipëri. Pohimin, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi e bëri kur iu përgjigj interesimit të mediave, në përfundim të veprimtarisë së organizuar sot në Muzeun Historik Kombëtar, ku dekoroi (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit” Muzafer Pipën, Vilson Blloshim, Genc Lekën dhe Havzi Nelën. Në deklaratën për mediat, Topi fillimisht mohoi të ketë pasur kontakte me Edi Ramën sikundër u fol dje në ndonjë media se kishin komunikuar së bashku:

“Së pari, unë duhet t’ju them që i tërë procesi që shoqëron dialogun mbetet një moment, i cili përbën detyrimin moral, personal dhe institucional për t’u bërë transparent në çdo kohë. Jo rastësisht e thashë këtë qysh në fillim, sepse çdo tentativë, qoftë edhe e segmentuar që vjen jashtë kësaj linje, presupozon një spekullim. E kam fjalën këtu për ndonjë media, e cila kërkon të dalë jashtë këtij realiteti”.

ende nuk ka një dialog institucional që ka të bëjë me situatën politike në Shqipëri. Kurse më tej shtoi se situata politike “po futet në një shtrat kronik, sepse u bënë muaj, muaj e muaj që kthehemi tek dialogu, dalim nga dialogu”.

Duke vlerësuar se është domosdoshmëri që partitë politike, mazhoranca dhe opozita të ulen në tavolinën e dialogut, kryetari i shtetit tha se Presidenti ka vullnetin, ka predispozicionin, ka dëshirën që të vendoset dialogu, të rifillojë komunikimi institucional, por theksoi se Presidenti nuk ka në dorë asnjë instrument ligjor që të detyrojë palët.

Në këtë pikë, kreu i shtetit, paralajmëroi se tryeza e Presidentit mund të riinstalohet në çdo kohë, “por tryezë që të jetë me rezultate, jo tryeza për tryezë që të fillojë t’i bjerë dhe vlera”.

r.n/NOA

Më shumë lajme nga Politika

KOMENTE