Tiranë, 10 Maj, NOA – Deputetja e Partisë Demokratike, Arenca Trashani akuzoi sot Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se po përpor për qëllime politike vuajtjen e grave dhe nënave që janë futur në grevë urie.
“Z. Rama, për të disatën herë, ne nënat, deputete të Kuvendit ju drejtohemi përsëri Ju.
Nxirrini nga ngujimi gratë, nënat. Nxirrini nga çadra koleget tona, nëna me fëmijë. Asnjë burrë në botë nuk ka bërë atë që ti po ju bën grave. Çfarë gjëme pret zoti Rama, që ato të dalin nga aty?”, u shpreh Trashani gjatë një konferencë dhënë sot për metiat.
Ajo theksoi se çadra është akuzë kundër kreut të PS. “Kushtet jodinjitoze ku i ke lëshuar gratë janë akuzë vetëm për ty. Drama e fëmijëve të nënave të ngujuara nga Ju është akuzë për vetëm për ty. Drama e këtyre fëmijëve është e pariparueshme
Moslejimi i mjekëve për t’ju shërbyer nënave është makabre”, u shpreh Trashani. Deputetja e PD-së theksoi se rrezikimi i jetës së nënave me fëmijë është pashpirtësia ekstreme e lidershipit të PS-së. Trashani e mbylli deklaratën për mediat duke ju drejtuar kreut të PS me fjalët, “ti je katil. Ti je përgjegjës. Ti je i paburrë. Nxirr gratë e hyr vetë”.
m.xh.NOA