English

Van Basten heq dorë nga pankina e Milanit

Itali, 10 Maj NOA - Marco Van Basten ka hequr dorë përfundimisht nga propozimi për të qenë drejtuesi teknik i skuadrës së Milanit. Holandezi, për të cilin është folur shumë gjatë kësaj kohe për një rikthim të mundshëm të tij tek Milani por, këtë herë si trajneri i ekipit, ka hedhur poshtë të gjithë zërat që pohonin diçka të tillë, duke bërë të ditur se ende nuk ndihet i gatshëm për të drejtuar këtë klub.

“Ende nuk jam gati për të drejtuar Milanin. Kam probleme me kaviljen dhe një gjë e tillë nuk do të më lejonte të bëjë ashtu siç duhet rolin e trajnerit”, - këto ishin fjalët e Van Basten në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

Tashmë mund të themi se kandidati më i mundshëm për stolin e kuq e zinjve mbetet Galli, i cili do të ketë si asistent të tij, Tassottin.

r.b/NOA

KOMENTE